7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Koment – Bota islame duhet të ngrihet nga gjumi i thellë që ka rënë

Më të lexuarat

Artikulli i zëvendëssekretarit të përgjithshëm dhe zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) për gazetën “Daily Sabah”.

Pamja shqetësuese e gjendjes aktuale të botës myslimane është një pasqyrim i kaosit, çrregullimit dhe varfërisë së saj të brendshme. Kjo është pika ku duhet të fillojë lufta.

Popujt myslimanë përballen me një numër problemesh të brendshme dhe të jashtme. Sado të vështira dhe tronditëse duken ato, këto probleme nuk janë të pazgjidhshme. Nevojitet një llogari serioze për t’i zgjidhur ato. Vendet myslimane nuk jetojnë në izolim. Ato janë pjesë e rendit aktual global, i cili padyshim është i padrejtë, jofunksional dhe diskriminues.

Trashëgimia e kolonializmit është ende e gjallë (aktuale) dhe vazhdon t’i mbajë nën presion vendet myslimane. Gara globale për pushtet, epërsi dhe luftërat me prokurë lë një faturë të madhe mbi të sotmen dhe të ardhmen e popujve myslimanë. Ka shumë gjëra për tu fajësuar në lidhje me ndërhyrjen e jashtme që bëhet për të ruajtur vazhdimësinë e këtij rregulli të hegjemonisë dhe shfrytëzimit.

Por popujt myslimanë vuajnë gjithashtu edhe nga plagët që shkaktojnë vetë. Përçarja e brendshme, mungesa e vizionit dhe lidershipit, qeverisja e keqe, keqpërdorimi i burimeve natyrore, nacionalizmi etnik dhe sektarizmi dëmtojnë potencialin e tyre të vërtetë dhe i bëjnë ato të ndjeshme ndaj manipulimeve. Edhe mungesa e fuqisë politike dhe ekonomike shoqëron varfërimin intelektual. Dështimi për të pasur një kuptim të duhur të traditës nga njëra anë dhe të modernizmit nga ana tjetër i çon këta popuj në mos zhvillimin e identitetit dhe vetë-perceptimit që shkaktojnë të gjitha këto probleme. Terrorizmi i brendshëm dhe ekstremizmi i dhunshëm, të ushqyer dhe të manipuluar nga faktorë të ndryshëm, jo vetëm që i vënë myslimanët në turp, por edhe shkatërrojnë jetën dhe shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë.

Vendet myslimane zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të burimeve natyrore të botës duke përfshirë naftën, gazin natyror, mineralet përfshi edhe pyjet. Ato kanë një popullsi më të re në krahasim me Evropën, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kontributi i tyre ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të botës është shumë i vogël. Myslimanët përbëjnë 21 për qind të popullsisë së botës (1.5 miliardë), por përbëjnë vetëm 5 për qind të PBB-së botërore (afërsisht 5 miliardë dollarë). Kurse të ardhurat mesatare për frymë (GDP) janë rreth 5 000 dollarë, që është tre herë më pak se mesatarja globale prej rreth 13,000 dollarësh. Vetëm pak vende myslimane kanë një model të qëndrueshëm zhvillimi dhe tregojnë shenja të suksesit në luftën kundër varfërisë dhe shpërndarjes së barabartë të pasurisë. Vetëm një pjesë e vogël e universiteteve në vendet myslimane hyjnë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë. Numri i rezultateve të kërkimeve dhe studimeve shkencore në këto universitete dhe institute kërkimore janë të papërfillshme.

E parë në përgjithësi, kjo nuk është një pamje e mirë. Dhe kjo është pika ku duhet të fillojmë: duhet të pranojmë që kjo nuk është një skenë e ndritshme dhe të mos pretendojmë se vetëm se ne besojmë në Zot, ne do të jemi gjithmonë të suksesshëm. Besimi nënkupton edhe inteligjencën dhe kërkon punë dhe përkushtim të madh. Ne duhet të kuptojmë një gjë; nuk mund të presim që të tjerët të bëjnë atë që është e mirë për ne. Ne duhet të vihemi në veprim për veten tonë dhe të punojmë më shumë se kurrë për të formuar të ardhmen tonë. Pa një ndjenjë të pronësisë dhe të drejtimit, ne nuk mund të pretendojmë që të jemi një forcë i sjell dobi edhe vetes edhe të tjerëve.

Ne duhet të shkojmë përtej versioneve të ndryshme të nacionalizmit të ngushtë dhe duhet të kalojmë në një pikëpamje më të gjerë botërore. Asnjë nga problemet tona lokale dhe kombëtare nuk do të zgjidhen pa i kushtuar vëmendje problemeve të fqinjëve tonë. Sado çelësa ti vejmë shtëpisë tonë nuk do të jemi të sigurt pa ndërtuar një lagje të sigurt dhe paqësore për të gjithë. Ne jemi të detyruar të punojmë së bashku sepse problemet tona janë të ndërlidhura dhe kërkojnë partneritet. Përçarja në botën myslimane vjen me një çmim të rëndë për çdo çështje kryesore nga Palestina tek Somalia, nga luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm e deri tek “zbutja” e varfërisë.

Të jesh i bashkuar nuk do të thotë të jesh uniformë dhe pluralizëm nuk do të thotë kaos dhe çrregullim. Qëllimi është të shohim bashkimin prapa formave të shumëllojshme. Ky parim, të cilin Ibn al-Arabi e quan “uniteti brenda begatisë”, zbatohet për të gjitha sferat e ekzistencës. Është përpjekja për ta parë botën me të gjitha dimensionet e saj pa humbur perspektivën mbizotëruese të unitetit dhe integritetit. Ajo që është ironike dhe e trishtuar për sa i përket mungesës së unitetit në botën myslimane është se besimi islam bazohet në parimin themelor të unitetit hyjnor (tevhid), por vendet myslimane nuk mund të arrijnë unitet as në shpirtrat e as në veprimet e tyre kolektive. Siç thotë Mulla Sada (mullah), ata që nuk mund ta kuptojnë unitetin brenda shpirtit të tyre, nuk mund të kuptojnë se ç’është uniteti i Zotit. Rezultati është kaos, çrregullim dhe një humbje në mënyrë të mjerueshme të burimeve shpirtërore, intelektuale dhe natyrore.

Bota myslimane duhet të zgjohet nga gjumi që ka rënë dhe duhet ti dalë për zot të tashmes dhe të së ardhmes së saj. Nëse fajësojmë vetëm të tjerët për problemet tona atëherë nuk do të zgjidhim dot ato dhe kjo do të shkaktonte vetëm përtaci intelektuale dhe një ndjenjë të rreme rehatie. Padyshim që ne duhet të jemi në gatishmëri kundër ndërhyrjeve shfrytëzuese dhe imperialiste. Por ne gjithashtu duhet të vendosim rregull edhe brenda vetes (në shtëpinë tonë).

Ne nuk mund bëjmë një luftë të vërtetë në botën e jashtme, pa arritur paqen, forcën dhe integritetin e përbrendshëm. Ajo që është jashtë është një manifestim i asaj që është brenda nesh. Pamja shqetësuese e gjendjes aktuale të botës myslimane është një pasqyrim i kaosit, çrregullimit dhe varfërisë së saj të brendshme. Kjo është pika ku duhet të fillojë lufta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit