7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Koment – 16 prilli, një ditë historike për demokracinë turke

Më të lexuarat

Dita historike e 16 prillit do të hapë rrugën që Turqia të fitojë një aftësi më të madhe në adresimin e çështjeve të brendshme dhe rajonale, si dhe do të ndihmojë vendin/shtetin për të forcuar kulturën demokratike të tij…

Më 16 prill, miliona qytetarë turq iu drejtuan kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre në favor ose kundër paketës së reformës kushtetuese, e cila, ndër të tjera, do të zëvendësojë sistemin parlamentar të Turqisë me atë president. Me një pjesëmarrje prej 86 për qind, i cili është një nivel rekord dhe tregon forcën e demokracisë turke; 51,4 për qind e votuesve mbështetën projektligjin. Kjo hap një kapitull të ri në historinë politike moderne të Turqisë.

Rezultati i referendumit ka nxjerrë në pah disa konkluzione të rëndësishme.

Para së gjithash, referendumi i 16 prillit shënoi një kthesë në historinë e demokracisë turke. Si asnjëherë më parë, ishte vetë populli turk ai që vendosi se me cilin sistem do të qeveriset vendi; jo puçistët dhe komplotistët e grushteve të shtetit. Në vitin 1960, junta ushtarake rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Turqisë, shkëputi lidhjet e postit presidencial me forcat politike dhe politikat partiake, si dhe paraqiti një sistem parlamentar të metë, të destinuar që të prodhojë qeveri të dobëta koalicioni. Ky rregullim institucional siguroi që zyrtarët e zgjedhur të mbeteshin më pak të fuqishëm sesa regjimi i tutelës ushtarake, e cila do të diktonte politikën, do t’i detyronte qeveritë e zgjedhura të jepnin dorëheqjen ose do t’i përmbyste sipas dëshirës. Edhe pse Turqia ka gëzuar stabilitet politik që nga viti 2002 nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, gjithmonë ka ekzistuar rreziku që vendi të qeveriset nga koalicione jofunksionale në të ardhmen. Duke mbështetur reformën kushtetuese të dielën, turqit siguruan stabilitetin e ardhshëm të vendit të tyre.

Gjeopolitika e Turqisë, vend mes Evropës dhe Azisë | TRT Shqip

Në Turqi u mbajt të dielën një referendum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, ku zgjedhësit votuan në favor të tranzicionit në sistemin presidencial…
Kur t’i drejtohet sërish kutive të votimit në vitin 2019, populli turk do mund të zgjedhë një president dhe një parlament të ri, që do të kenë drejtpërsëdrejti përgjegjësi karshi zgjedhësve të tyre. Presidenti i ardhshëm, që do të drejtojë ekzekutivin, do të duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës së votuesve për të marrë një mandat qeverisës. Me sistemin e ri, parlamenti i ardhshëm do të ketë kompetenca gjithëpërfshirëse kundër presidentit, të tilla si miratimi i ligjeve – të cilat do të jenë të detyrueshme për degën ekzekutive, por edhe hetimi e madje akuzimi i Presidentit në detyrë duke ia adresuar atë Gjykatës Supreme. Me kontrollet dhe balancat në fuqi, si presidenti ashtu edhe parlamenti do të duhet të punojnë së bashku për një politikë të konsensusit për çështjet kyçe.

Një tjetër rezultat mjaft i rëndësishëm i votimit plebishitar të 16 prillit, është mbështetja e lartë, mbi parashikimet, e zgjedhësve në zonat me shumicë kurde të Turqisë për fushatën “Po”. Sipas rezultateve jozyrtare, 50,8 për qind e votuesve mbështetën reformën kushtetuese në Mus, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) kishte marrë vetëm 24,8 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 2015-s. Një ndryshim i ngjashëm mund të vërehet gjithashtu në Diyarbakir, Siirt, Van e Mardin. Ndër të tjera, kjo tregon se zgjedhësit kurdë refuzojnë terrorizmin e PKK-së dhe politikat e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) për të shfajësuar atë. Pjesa dërrmuese e kurdëve mbështesin reformat demokratike, investimet, rendin publik dhe luftën kundër PKK-së. Duke bërë një dallim shumë të qartë midis kurdëve dhe PKK-së, Presidenti Erdogan dhe qeveria kanë fituar sërish besimin e qytetarëve me origjinë kurde.

Së fundmi, media perëndimore dhe disa shtete evropiane humbën shumë besueshmëri në Turqi. Ajo, që disa qeveri evropiane bënë gjatë fushatës së referendumit, shkaktoi reagim në opinionin publik turk dhe ngriti dyshime në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve tona me Evropën. Për të qenë i qartë, liderët evropianë jo vetëm që futën hundët në referendum duke mbështetur fushatën ‘Jo’, por gjithashtu shkelën konventat diplomatike për të penguar mbështetësit e reformës kushtetuese, përfshi këtu edhe disa ministra turq, që të informojnë miliona votues turq që jetojnë jashtë vendit.

Trump përgëzon Presidentin Erdogan për suksesin në referendum | TRT Shqip

Gjatë bisedës telefonike mes Trump dhe Erdogan u fol edhe për çështjet rajonale…
Një tjetër pyetje ka të bëjë me standardet e dyfishta: Duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian mbështeti përpjekjet e Italisë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor për të rivendosur stabilitetin politik; populli turk pyet me kureshti përse evropianët kundërshtuan ashpër reformat e ngjashme në Turqi. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare dështuan të kuptojnë Turqinë dhe të parashikojnë rezultatin e referendumit. Në vend që të studiojnë me kujdes projektligjin për reformën kushtetuese, shumë komentues dhe gazetarë kërcyen drejt konkluzioneve rreth amendamenteve dhe e konsideruan fushatën si një mundësi tjetër për të diskredituar presidentin turk. Shumë lexues turq i konceptuan lajmet dhe analizat e publikuara në gazetat perëndimore sikur të ishin material i shpërndarë nga fushata “Jo”. Në fund, dështimi i medias ndërkombëtare për të raportuar faktet prodhoi një tablo të njëanshme për audiencat ndërkombëtare. Le të shpresojmë që ata të shohin për veten e tyre realitetin se ky është aktivim politik i maskuar me petkun e gazetarisë dhe një përbaltje seriozisht dëmtuese e profesionit.

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), institucioni kryesor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duket se vuan nga i njëjti problem. Të hënën (17 prill), misioni lëshoi raportin e tij paraprak për të sugjeruar se “aspektet teknike të referendumit ishin administruar mirë”, ndërkohë që pretendon se fushata (elektorale) nuk ishte realizuar në kushte të barabarta. Ndërkaq, u bë e qartë se disa anëtarë të misionit ishin haptazi mbështetës të PKK-së, të cilën Turqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë një organizatë terroriste, në mediat sociale. Kjo gjë vë seriozisht në pyetje sinqeritetin dhe paanësinë e tyre.

Simsek: S’kemi zgjedhje të parakohshme në agjendë, Turqinë e pret stabiliteti | TRT Shqip

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi të hënën se zgjedhjet e parakohshme nuk bëjnë pjesë në agjendën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim…
Tepër e rëndësishme është të kujtojmë se mbështetja për sistemin presidencial u rrit vrullshëm gjatë muajve të fundit nga pak më shumë se 30 për qind në mbi 50 për qind, me më tepër se 25 milionë votues në favor të tij. Duke ecur përpara, s’ka fare dyshim që sistemin e ri do ta mbështesin edhe më shumë njerëz duke dëshmuar vetë drejtpërsëdrejti sesi ai e ndihmon Turqinë dhe e bën të ardhmen më të sigurt. Përveç ndryshimit të ligjeve për të lehtësuar tranzicionin në sistemin presidencial, Turqia do të vazhdojë të adresojë çështjet e brendshme dhe rajonale me më shumë aftësi falë votimit historik të së dielës.

Autor: Ibrahim Kalin – Zëdhënës dhe zv/sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti – Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit