20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Komandant QUFA votoi “kundër” dhe nuk iu nënshtrua VMRO-së (qysh bënë deputetët tjerë shqiptarë)

Më të lexuarat

Me 72 vota “për”, 6 vota “të përmbajtur” dhe vetëm 1 votë “kundër”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë votoi shpërbërjen e saj më 24 shkurt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, edhe përkundër vërejtjeve ndërkombtare dhe opozitare se kjo kohë nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këto zgjedhje, shkruan Fakte.

12270020_1530022703962972_360560379_nDeputeti i vetëm që votoi “kundër” këtij vendimi ishte deputeti i vetëm i partisë “Uniteti” Zulfi Adili, ish deputet i BDI-së që për shkak të devijimit fatal të partisë së Ahmetit, së bashku me disa të tjerë themeluan partinë politike “Uniteti”, që zotohet se do e vazhdojë procesin aty ku e ishte lënë BDI. Adili përveç tjerash theksoi çështjen e listës zgjedhore që numëron rreth 1.8 milion votues ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve që jetojnë në Maqedoni duket të jetë shumë më i ulët.

Për dallim nga ai, deputetët e PDSH-së votuan “të përmbajtur”, ndërsa ata të LSDM-së paraprakisht lëshuan seancën e Kuvendin, pasi deklaruan se ata nuk do të jenë pjesë e këtij procesi dhe as pjesë e zgjedhjeve më 24 prill.

Nuk është e qartë si planifikojnë të shkojnë në zgjedhje VMRO dhe BDI të vetme (PDSH ende nuk është prononcuar nëse do të merr pjesë) dhe çfar legjitimiteti do të kishin këto zgjedhje nëse të gjitha partitë opozitare, ato shqiptare dhe maqedonse, siç janë deklaruar tanimë, nuk do të marrin pjesë në to?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit