16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kolumbia vendos njohjen e Palestinës si shtet të pavarur

Më të lexuarat

Zëvendës ministri i Jashtëm i Palestinës, Taysir Jaradat, bëri të ditur se Kolumbia ka njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Në një prononcim për AA, Jaradat tha se presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, para skadimit të mandatit të tij, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, në të cilën ka shkruar për publikimin e një vendimi për njohjen e shtetit palestinez.

Zëvendësministri palestinez shprehet i kënaqur nga vendimi i Kolumbisë, duke theksuar se është një arritje e diplomacisë palestineze.

Jaradat informoi se Maliki këtë muaj do të vizitojë Paraguain, me shpresë që edhe ky vend të njoh Palestinën.

Sipas Ministrisë së Jashtme palestineze, 139 vende kanë njohur Palestinën.

Presidenti i ri i Kolumbisë, John Duque, u betua solemnisht, për mandatin e tij katër vjeçar në krye të shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit