9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kolonët hebrenj presin pemët e ullirit të bujqve palestinezë

Më të lexuarat

“Një grup kolonësh hebrenj nga vendbanimi Jitzhar në jug të Nablusit kanë prerë 27 pemë ulliri frytdhënëse në fshatin Burijn”

NABLUS (AA) – Kolonët hebrenj kanë prerë pemët e ullirit të bujqve palestinezë në një fshat në afërsi të qytetit Nablus në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për Dosjet e Vendbanimeve Hebrenje Kolone në veri të Bregut Perëndimor, Gassan Daglas, për AA deklaroi se “një grup kolonësh hebrenj nga vendbanimi Jitzhar në jug të Nablusit kanë prerë 27 pemë ulliri frytdhënëse në fshatin Burijn”.

Palestinezët që jetojnë në disa qytete të Bregut Perëndimor jetesën e sigurojnë përmes kultivimit të ullinjve. Kolonët hebrenj kohë pas kohe sulmojnë kopshtet në zonat rurale. Thuhet se sulmet veçanërisht rriten në sezonin e vjeljes së ullinjve.

Në 39 vendbanime ilegale hebrenje në rrethinën e Nablusit jetojnë rreth 40 mijë kolonë hebrenj, të cilët kohë pas kohe organizojnë sulme të ndryshme ndaj palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit