1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Koloneli i KFOR: Kosova, krahasuar me të tjera vende, është shumë e sigurt

Më të lexuarat

Komandanti i Forcave të Brigadës Shumëkombëshe Lindje në përbërje të KFOR-it, koloneli amerikan Corvin Lask ka theksuar se njerëzit në Kosovës nuk kanë arsye të brengosen për sigurinë e vet, sepse Kosova, në krahasim me vendet tjera të botës, është shumë e sigurt, transmeton Koha.net.

“Mendoj se Kosova është mjaft e sigurt falë punës e mundit jo vetëm të KFOR-it, por edhe të institucioneve të Kosovës …Po ashtu, edhe vetë do të brengosesha për sigurinë time, por nuk jam shumë i shqetësuar. Në krahasim me vendet tjera të botës, Kosova, megjithatë është shumë e sigurt”, citon “vnovosti” të ketë thënë Lask.

Ai mendon se vendimin për transformimin e FSK-së në Ushtri duhet ta marrin qytetarët dhe institucionet e Kosovës dhe se kjo çështje s’i takon KFOR-it ose NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit