Kolona të gjata në Merdare

0
54

Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës, ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar në Merdare, në kufirin Kosovë-Serbi, janë krijuar kolona dhe pritje të gjata, si në hyrje për në Kosovë, po ashtu edhe në hyrje për në Serbi. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që mundësisht t’i shfrytëzojnë rrugët dhe pikë-kalimet e tjera kufitare, ku, sipas tyre, kalimi po zhvillohet normal.

Sipas policisë, pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët. Nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë, kolonat janë të gjata diku nga 500-700 metra. Ndërsa, në pjesën e Serbisë kolonat janë kilometrike.

Në bazë të informacioneve, jo zyrtare, të pranuara nga qytetarët, policia thotë se e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe, transmeton KP.

Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikë-kalim kufitar.

Ata thonë se në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht, pa pritje të gjata.kohaislame