9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kolesteroli i lartë dhe krijimi i gungave rreth zonës së syve. Si t’i eliminoni

Më të lexuarat

Kolesteroli i lartë mund të bëhet shkak për krijimin e gungave yndyrore rreth zonës së syve. Ndonëse konsiderohen të padëmshme, këto “depozita” yndyrore janë tregues të një gjendje aspak të mirë, që lidhet kryesisht me hipotiroidizimin dhe mosfunksionimin si duhet të mëlçisë.

Këto gunga në ngjyrë të verdhë kanë predispozitë të shfaqen në qepallat e sipërme dhe të poshtme, pranë qafës së brendshme të syrit dhe shpesh zhvillohen në mënyrë simetrike përreth dy syve. Këto lezione mund të mbeten në të njëjtën madhësi ose të rriten shumë ngadalë me kalimin e kohës. Ato nganjëherë bashkohen së bashku për të formuar gunga më të mëdha.

gjendra

Ato nuk janë të dhimbshme dhe nuk shkaktojnë kruarje. Depozitat e kolesterolit mund të shfaqen në çdo moshë, por kanë më shumë gjasa të zhvillohen në grupmoshat 40 deri në 60 vjeç. Ato janë më të zakonshme në gratë sesa në meshkuj. Nga studimet nuk ka një shkak të mirëpërcaktuar për krijimin e këtyre gungave, megjithatë mendohet që ato janë të lidhura me nivelet e lipideve anormale në gjak, njohur ndryshe si dyslipidemia. Një person diagnostikohet me dislipidemi nëse ka: nivele të larta të kolesterolit lipoprotein të densitetit të ulët (LDL) – kolesteroli “i keq”, nivele të ulëta të kolesterolit lipoprotein të densitetit të lartë (HDL) – kolesteroli “i mirë”, nivele të larta të kolesterolit total (si LDL dhe HDL) dhe nivele të larta të triglicerideve.

Dyslipidemia rrit rrezikun e krijimit të kolesterolit në muret e arterieve. Kjo mund të kufizojë rrjedhjen e gjakut në zemër, në tru dhe në fusha të tjera të trupit. Ajo gjithashtu rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe sëmundjes periferike arteriale. Shkaqet sekondare përfshijnë faktorët e jetesës, siç janë: një dietë të lartë në yndyra të ngopura dhe kolesterol, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i alkoolit dhe duhapirja.

Por, përveç tyre, renditen edhe disa faktorë të tjerë siç mund të jenë: sëmundja kronike e veshkave, hipertensioni, cirroza e mëlçisë, diabeti etj. Në këto kushte këshillohet që njerëzit me depozita kolesteroli të vizitohen nga një mjek për të kontrolluar nivelet e tyre të lipideve. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve LDL. Depozitat e kolesterolit rreth syve mund të hiqen nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

1

Zmadhimi i tyre zakonisht nuk shkakton dhimbje, por një person ka të ngjarë të kërkojë largimin e tyre më shumë për arsye kozmetike. Metoda e heqjes do të varet nga madhësia, pozicioni dhe karakteristikat e depozitës. Edhe pas heqjes ka shumë shumë të ngjarë që këto gunga të përsëriten, veçanërisht te njerëzit me kolesterol të lartë. Normalizimi i niveleve të lipideve nuk ka pothuajse asnjë efekt mbi depozitat ekzistuese. Megjithatë, trajtimi i dislipidemisë është thelbësor, sepse mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të zemrës.

Trajtimi mund të parandalojë po ashtu edhe rritjen e tyre. Një mjek zakonisht trajton dyslipideminë, duke rekomanduar ndryshime në stilin e jetesës dhe modifikime dietike. Një individ me dyslipidemi duhet të ndjekë një dietë të ekuilibruar, të ulët në yndyra të ngopura, yndyrna trans dhe kolesterol. Mjekët rekomandojnë që të konsumohen më shumë fruta dhe perime. Këto ushqime janë të ulëta në yndyrë dhe nuk përmbajnë kolesterol.

USHQIMET QË LEJOHEN DHE ATO QË DUHET TË SHMANGEN

Një dietë e shëndetshme është një mënyrë për të ndihmuar në mbajtjen e niveleve të kolesterolit në kontroll. Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pajtohen se qasja më efektive në uljen e kolesterolit në gjak është duke zgjedhur ushqime që përmbajnë yndyra të pangopura.

Ushqimet që duhen shmangur
• qumështi dhe nënproduktet e tij
• mishi
• ëmbëlsira dhe biskota
• ushqime që përmbajnë vaj palme

Ushqimet e pasura me fibra të tretshme mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ku përfshihen:
• fasule
• thjerrëzat
• elbi
• oriz
• fruta të ndryshme
• Aktiviteti fizik i rregullt është gjithashtu thelbësor në trajtimin e dislipidemisë
• Reduktimi i konsumit të alkoolit
• Pirja e shumë alkoolit mund të rrisë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Udhëzimet dietike amerikane rekomandojnë që gratë të konsumojnë jo më shumë se një pije alkoolike në ditë dhe burrat jo më shumë se dy.
• Ndalohet pirja e duhanit Pirja e duhanit mund të rrisë kolesterolin LDL dhe të pengojë efektet pozitive të kolesterolit HDL. Një person me dislipidemi që pi duhan duhet të flasë me një mjek për mënyrat për ta lënë atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit