Kokaina “plak” më shpejt trurin

0
44

Studiuesit amerikanë kanë provuar se truri i atyre që përdorin rregullisht pluhurin e bardhë tregon shenja plakjeje më herët se bashkëmoshatarët që nuk kanë përdorur kurrë lëndë narkotike. 

Studimi i publikuar në “Molecular Psychiatry”, përfshinte 120 persona me moshë të njëjtë, gjysma e të cilëve kishin varësi nga kokaina, ndërsa pjesa tjetër nuk e kishin provuar kurrë atë. 

Pasi skanuan trurin e tyre, studiuesit zbuluan se volumi i humbjes së materies gri në trurin e atyre që konsumonin kokainë ishte më i shpeshtë dhe për pasojë edhe truri i tyre shfaqte shenja plakjeje në krahasim me grupin tjetër. 

Sipas studimit, konsumuesit e kokainës humbasin rreth 3,08 ml të volumit të trurit në vit, gati dyfishin e personave që nuk përdorin lëndë narkotike. 

“Me kalimin e viteve të gjithë humbasin materien gri të trurit, por kokaina bën që kjo humbje të mos varet nga vitet, duke e plakur trurin përpara kohe.”- shpjegojnë specialistët.