KOFI ANNAN VIZITON KAMPET E SIRIANËVE NË TURQI

0
48

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Kofi Annan, ka shkuar në Turqi…

Kofi Annan i cili erdhi me një aeroplan të posaçëm mbërriti në aeroportin e qytetit të Hatajit në orën 11.50.

Annan, më pas kaloi me helikopter në Kilis, ku do të bëjë inspektime në qytetin-çadër.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë e vëzhgoi nga ajri kampin ku janë strehuar sirianët.

Ai do të vizitojë edhe kampin e ngritur në Jajladaë të qytetit të Hatajit.

Pritet që pas vizitave nëpër qytetet çadër dhe takimit sirianët me të njëjtën rrugë ai të kthehet nga Kilisi në Hataj dhe në aeroport të bëjë një deklaratë për shtypin./trt/kohaislame