18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kodra e Diellit e hap sezonin e skijimit Xhamia akoma mungon?!

Më të lexuarat

Me skijim falas për të gjithë vizitorët prej nesër fillon sezoni i ri i skijimit në Kodrën e Diellit, informojnë nga qendra e skijimit në Kodrën e Diellit.

Prej atje theksojnë se janë zbatuar të gjitha përgatitjet dhe aktivitetet teknike për fillim të papenguar dhe vijim të sezonit të ardhshëm të skijimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edhe rregullimi dhe shënimi i shtigjeve ekzistuese

Për momentin sic informojnë në këtë qendër skijimi ka shumë borë dhe janë krijuar kushtet për të filluar sezona e skijimit.

 

Përndryshe Xhamia e përfolur akoma mungon (duke pasë parasysh se një përqindje e madhe e vizituesve janë namazfalës, autoritet akoma nuk kan dhënë përgjigje rreth kësaj çështje).

Kujtojmë se vitin e kaluar Myftinia e Bashkësisë Islame në Tetovë tha që nuk heq dorë nga kërkesa për ndërtim të një kompleksi fetar në Kodrën e Diellit. Kërkesa e kamotshme e Muftinisë dhe një grupi të qytetarëve daton që nga viti 1996, ndërsa në vitin 2006 është dorëzuar kërkesë në mënyrë zyrtare në Komunën e Tetovës për dhënien e lejes së ndërtimit të Xhamisë në pikën turistike Kodra e Diellit. Këtyre ditëve Myftinia e Tetovës sërish ka dorëzuar në Komunën e Tetovës kërkesën për ndërtim të Xhamisë në këtë qendër. Kërkesës i janë bashkangjitur edhe nënshkrimet e qytetarëve të cilët kërkojnë leje për ndërtim. “Myftinia e Bashkësisë së fesë Islame në Tetovë, edhe një herë rikonfirmon kërkesën e saj te Komuna e Tetovës për dhënien e lejes së ndërtimit për Xhami në Kodrën e Diellit. Ne si myftini nuk heqim dorë nga kjo kërkesë, sepse pjesa më e madhe e banorëve në atë vend janë të përkatësisë islame dhe shpresojmë se autoritetet e komunës do të shqyrtojnë seriozisht kërkesën tonë dhe do të japin pëlqim”, tha Namik Xhaferi, sekretar në Myftininë e Tetovës. Sipas tij, myftinia bashkë me institucionet tjera duhet që të ulet bashkërisht të caktojë lokacionin për ndërtim të objektit fetar. Ai është shprehur se ende nuk është caktuar një lokacion për ndërtim të së njëjtës, kurse insistimi i myftinisë është që të ndërtohet një kompleks fetar karshi kishës ortodokse që ndodhet atje. “Ne nuk e fshehim që kërkesë e jonë është që të ndërtojmë një pandan të kishës që është atje, sepse atje nuk është vetëm kishë por edhe kompleks fetar dhe ne dëshirojmë që të ndërtojmë kompleks fetar për besimtarët mysliman”, u shpreh Namik Xhaferi.
Në ndërkohë, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Isen Xhemaili, theksoi se problem nuk është leja por problem është lokacioni. “Nuk është problem dhënia e lejes së ndërtimit të xhamisë në Kodrën e Diellit por problem është se nuk është caktuar ndonjë lokacion. Lejet jepen në bazë të lokacionit. Fillimisht duhet të sigurohet vend se ku do të ndërtohet dhe në bazë të vendit jepet leja. Aktualisht në Komunën e Tetovës është një version i planit urbanistik për Kodrën e Diellit dhe në këtë plan mund të parashihet edhe ndërtimi i një xhamie”, tha Isen Xhemaili, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës. Xhemaili theksoi se plani urbanistik për Kodrën e Diellit hartohet në bazë të planit zhvillimor për Kodrën e Diellit dhe i njëjti është në harmonizim mes qeverisë dhe komunës.
Ndryshe, kohë më parë për këtë çështje është prononcuar edhe kryetarja e Komunës, Teuta Arifi. “Për këtë vit janë ndarë mjete nga ana e Komunës së Tetovës për përpilimin e planit gjeneral urbanistik. Ky plan do të përpilohet në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe normalisht se do të merren parasysh edhe mendimet e qytetarëve në këtë drejtim. Ne si komunë jemi duke shqyrtuar të gjitha kërkesat që kanë arriturat që kanë të bëjnë me planet urbanistike”, tha kohë më parë Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit