10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kodi Penal ngatërron PDK-në

Më të lexuarat

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditëve në vijim do të përballet me shqyrtimin e dy kërkesave kontradiktore që janë parashtruar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Njëra është për kthim të Kodit Penal në rivotim, ndërsa tjetra për plotësim-ndryshim të të njëjtit kod, njofton “Koha Ditore”.

Të parën e ka parashtruar grupi parlamentar, ndërsa të dytën shefi i partisë dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi.

Dy nismat janë ndërmarr menjëherë pas dorëheqjes së Hajredin Kuçit nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, si pasojë e kalimit të Kodit Penal me dy nenet që cenojnë lirinë e medies.

Por si njëra, ashtu edhe kërkesa tjetër konsiderohen nga opozita parlamentare si të pambështetura në Kodin parlamentar dhe në Kushtetutën e Kosovës.

Kryetari i nënkomisionit për Rregullore të Kuvendit, Armend Zemaj, ka deklaruar të shtunën se “Kushtetuta e Kuvendit” nuk lejon kthimin në rivotim të ligjeve, kodeve, apo marrëveshjeve, pasi ato të jenë miratuar apo ratifikuar paraprakisht në seancë plenare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit