9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Koci: Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve

Më të lexuarat

Lidhur me sulmin e Azem Deliut, fyesit të profetit Muhamed ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Sipas Kocit, Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Loja me ndjenjat fetare!

Të sulmosh dikë për të mbrojtur profetin Muhamed ose për të ngulfatur një debat që u zhvillua ndërmjet poetit dhe hoxhës do të thotë të luftosh pikërisht ato vlera të cilat Kur’ani dhe vet profeti Muhamed (a.s.) kanë urdhëruar të mbrohen me çdo kusht.

Kurani për kulturën e debatit thotë: “Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë”. Kaptina Bleta, shenja 125

Pra, polemizim i shoqëruar me mirësjellje, e jo dhunë!

Jam kundër sulmeve fizike, me tërë qenien time!

Megjithatë, edhe përkundër faktit që liria e shprehjes është e shenjtë dhe e pacenueshme, kam aq shumë respekt për besimet fetare saqë, nuk kisha komentuar kurrë në atë formë që i kishte lënduar ndjenjat fetare të kujtdo qoftë.

Çdo qytetar duhet të dijë që edhe liria e shprehjes ka kufi. Askush nuk mund të thirret në lirinë e shprehjes nëse me ushtrimin e kësaj lirie dëmton thellë ndjenjat sensitive të tjetrit.

Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

Kur’ani urdhëron se martesa mund të lidhet ndërmjet dy personave që kanë arritur pjekurinë dhe se gruaja ka të drejtë të zgjedh bashkëshortin e saj. Muhamedi (a.s.) si profet është cilësuar nga dijetarët si një “Kur’an i gjallë” pra, njeriu që e ka jetësuar në plotni Kur’anin si fjalë të Zotit.

Muhamedi fillimisht ishte i martuar me Hatixhen (40 vjeç) derisa ai ishte 25 vjeç, dhe gjatë jetës së tij me Hatixhen, nuk pati grua tjetër. Pas vdekjes se Hatixhës, thuhet se martesa me Ajshën është realizuar si rezultat i urdhërit hyjnor.

Studiues të shumtë e kanë trajtuar çështjen e “moshës së re” të Ajshës gjë që është objekt diskutimi edhe në ditët e sotme.

Siç e spjegon studiesja Myriam Francois-Cerrah në artikullin e saj të botuar nga The Guardian, kemi të bëjmë me një kohë ku nuk ka pasur regjistra të lindjeve. Pra, sipas kësaj studiueseje, vlerësimet për moshën e Ajshës sillen prej 9-19 vjet. Sa i përket njerës thënie të Muhamedit që flet për moshën e Ajshës (se ishte 9 vjeç), theksohet se thëniet e Muhamedit janë transmetuar gjeneratë pas gjeneratë, sipas një metodologjie të kujdesshme, por jo të pagabueshme.

Në përgjithësi, pranohet unanimisht se ajo ka qenë mjaft e re kur u martua me Muhamedin. Këtu theksohet fakti që mosha e pjekurise dallon nga vendi në vend dhe koha apo periudha historike. Në Arabinë e shekullit të VII, personi kosiderohej i pjekur (rritur) kur arrinte pjekurinë seksuale.

Muhamedi ka pasur kritikues edhe gjatë kohës sa ishte gjallë por asnjëri, në atë kohë, nuk e ka kritikuar për martesën me Ajshën në moshë të re, ngaqë martesa e saj në atë moshë nuk ishte në kundërshtim me traditën e asaj kohe.

Poashtu, në literaturë përmendet fakti që, 5 shekuj pas kohës së Muhamedit, mbreti Xhon i Anglisë (33 vjeç) u martua me Izabelën e Angoulemës (12 vjeç).

Pra, këtu qendron dallimi ndërmjet një debati konstruktiv, të mbështetur në fakte dhe shprehjeve të ngutshme, tendencioze dhe fyese. Po aq të dënueshme janë veprimet e të tjerëve që mendojnë “të edukojnë” dikë me dhunë apo të vazhdojnë debatin me përdorimin e shkopit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit