4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Koalicioni i 12 partive islame në Egjipt: Mursi e shpëtoi vendin nga kthetrat e ushtarakëve

Më të lexuarat

Përfaqësues të koalicionit të 12 partive islame në Egjipt, kanë deklaruar se presidenti Muhamed Mursi, me vendimin e tij për rikthimin e jetës parlamentare në vend, i ktheu popullit integritetin e tij të mohuar. Ata janë shprehur se këshilli ushtarak e shpërndau parlamentin pa asnjë të drejtë kushtetuese. Ata i kanë adresuar kritika dhe gjykatës kushtetuese, pasi – sipas tyre – ajo i ka kapërcyer kompetencat e saj duke u bërë pjesë e lojës politike, madje është shndërruar në një mekanizëm të këshillit ushtarak.

Nga ana tjetër, forcat politike që mbështesin presidentin e ri, kanë dalë në protesta në sheshin Tahrir, për të mbështetur vendimin presidencial sipas të cilit parlamenti i shpërbërë duhet ti kthehet sërish punës. Protesta është mbështetur dhe nga Vëllezërit Myslimanë.
Nga ana tjetër, presidenti i ri egjiptian pritet të niset për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila është konsideruar shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve. /ardhmerionline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit