10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Knaus: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sjell konflikte

Më të lexuarat

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se debati për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm dhe se mund të nxisë konflikte në Ballkan.

Knaus ka thënë se ideja se zgjidhja më e mirë e problemeve me pakicat është largimi i tyre me ndryshim të kufijve, ka qenë gjithmonë e rrezikshme.

“Kjo metodë krijon konflikte të reja në Ballkan dhe na kthen në vitet 1980, kur intelektualët dhe politikanët e ish-Jugosllavisë, në vend të debatit për reforma, kanë folur për kufij dhe çështje etnike. Të gjithë e dimë se si ka përfunduar kjo”, tha Knaus, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai po ashtu tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës për të diskutuar rreth shkëmbimit territorial dhe shtoi se ndryshimi i kufijve nuk u shërben interesave të serbëve që jetojnë në pjesë të Kosovës dhe duan bashkimin me Serbinë.

“Fati i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk duhet të varet nga qeveritë e tyre”, tha Knaus.

Ai tha se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje dhe se nuk është aq e interesuar për Ballkanin.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, Knaus tha se Moska dëshiron të pengojë integrimin e Ballkanit në BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit