7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Klosi: Vettingu mbron fëmijët

Më të lexuarat

Një ditë pas miratimit në Parlament të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku opozita nuk ishte e pranishme, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi i ka bërë apel Partisë Demokratike që të mos bllokojë vettingun, pasi sipas tij kjo gjë çon dhe në përkeqësimin e situatës së fëmijëve të rrugës.

“Problemi i bllokimit të vettingut është arsyeja e vërtetë e çadrës së opozitës. Në qoftë se do të kërkojnë që të ndihmojnë fëmijët, të cilët janë në situatë rruge, duhet të zhbllokohet procesi i vettingut, sepse po të gjykosh të gjitha vendimet që ka marrë gjyqësori shqiptar për fëmijët në situatë rruge, asnjëherë nuk kanë shkuar në shërbim të këtyre fëmijëve. Të gjitha vendimet kanë shkuar në shërbim të tutorëve. Tutorët kanë qenë fituesit e çdo procesi gjyqësor dhe sot po të njëjtët fëmijë lypin, sepse sistemi gjyqësor i pareformuar në asnjë rast nuk ka dhënë vendime në mbrojtje të këtyre fëmijëve”, tha Klosi.

Këto deklarata, ministri i bëri nga qyteti i Fierit, ku bashkë me kryetarët e 6 bashkive të këtij qarku firmosi Paktin e Mirëqenies Sociale, i cili ka në themel të tij ngritjen e shërbimeve në çdo territor dhe kalimin e kompetencave nga pushteti qendror të ai vendor për shërbimet sociale.

/ Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit