12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Klinaku: Koalicioni PDK-AAK, i dëmshëm

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka deklaruar të mërkurën se një koalicion i mundshëm qeverisës në mes të PDK-së dhe AAK-së, do t’i sillte të këqija Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se në bashkëqeverisjen PDK-AAK, do të lulëzoj lirshëm krimi dhe korrupsioni.
“Me këtë koalicion ne mendojmë se prapë Kosova do të ec në rrugë të qeverisjes së keqe, madje si në raport me zhvillimet e jashtme ashtu edhe me ato të brendshme. Krimi i organizuar, dhe korrupsioni, do të lulëzojnë lirshëm në Kosovë, me këtë qeverisje pasi që do të kemi në pushtet dy forca politike të cilat kanë qeverisur keq me herët”, ka deklaruar ai.

Klinaku, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e plotë të presidentes Jahjaga, duke thënë se ky vendim është i pa kontestueshëm por marrëveshja politike duhet quar deri në fund.

Ai është shprehur pro dialogut politik për veriun, por ka thënë se në këtë dialog duhet të përfshihet edhe Kosova lindore. Ai theksuar se Lëvizja për Bashkim është duke funksionuar mirë, dhe se për realizimin e interesave të shtetit dhe të popullit shqiptar është e gatshme për bashkëpunim dhe koalicione me të gjitha partitë politike edhe për kundër të kaluarës së tyre të keqe.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit