Çdo vit, ka përbërës të shumtë që dalin si trend, që duhet t’i keni dhe t’i përdorni në gatimet tuaja, të listuara në faqet e ndryshme të internetit. Vetëm disa vjet më parë, për shembull, askush nuk e kishte dëgjuar quinoa (edhe pse ajo ka qenë rreth e rrotull nesh për të paktën 5.000 vjet), dhe tani nuk kalon një ditë që të mos e shohim në ndonjë menu.

Këto ushqime janë bërë më populloret dhe shërbehen nga të gjithë shefat nëpër restorante të shumta. Avokado është në krye të listës. Ky është fruti më popullor në më shumë se 16 shtete të SHBA-ve. Kale ka rënë në numrin e 8-të në listë. Kontrolloni listën e mëposhtme dhe përdorini, ato si një mundësi për të provuar disa përbërës të rinj të shëndetshëm të këtij viti.

Lista:
Avokado
Edamame
Rrepkë
Turshi
Kastravec
Selino
Lakër jeshile
Tofu
Kale
Brokoli
Shparguj
Bollgur
Lakër
Oriz kaf