16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

KLAN DEBAT: OSMANI – MASA LEHTËSUESE GJATË RAMAZANIT

Më të lexuarat

Qeveria nuk ka imponuar me ndonjë dekret ligjor ose me ndonjë vendim qeverie që  objektet fetare të mbyllen, por sa i takon BFI-së më kanë obliguar mua të komunikoj me ta dhe të kërkojë prej tyre që vullnetarisht të kufizojmë këto tubime të njerëzve gjatë ceremonive fetare para dhe gjatë Muajit të Ramazanit – ka deklaruar Zv/Kryeministri Bujar Osmani në emisionin Klan Debat.

“Unë falenderoj BFI-në  për vetëdijen e lartë dhe përgjegjësinë që treguan dhe morën mbi vete përgjegjësinë për ti mbyllur xhamitë dhe faljet kolektive për të ruajtur shëndetin e xhematit. Ajo cfarë është e mirë se ata të njëjtat rekomandime i japin edhe gjatë muajit të agjërimit, që do të thotë se nuk do t`i hapin xhamitë gjatë muajit të agjërimit por para së gjithash do të ruajnë shëndetin e qytetarëve në përgjithësi” – ka deklaruar Osmani.

Zv/Kryeministri Osmani ka theksuar në Klan Debat se vazhdimisht po arrijnë kërkesa për disa lehtësime, posaçërisht gjatë Muajit të Ramazanit.

“Në vazhdimësi po marr kërkesa që gjatë muajit të agjërimit ora policore të jetë nga ora 19.00 deri ora 05.00 kurse supermarketet të japin shërbime online deri në 03.00 të mëngjesit kur edhe është pjesa e dytë e ushqimit. Dua të sqaroj se këtë e bëjmë që mënyra e jetës në këtë periudhë mos të kontribuojë në përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes” – ka theksuar Zv/Kryeministri Osmani. /KlanMacedonia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit