6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo xhami është shndërruar në vendstrehim për të pastrehët

Më të lexuarat

Një xhami në Irlandeze ka vendosur të hap dyert e saj për të lejuar të pastrehët të futen brenda gjatë uraganit Emma.

Xhamia Clonskeagh në Dublin do të lejojë njerëzit e pastrehë të qëndrojnë aty në hapësirën e madhe, tanimë që temperaturat vetëm kanë shkuar në -10C.

Udhëheqësi i Departamentit për Mirëqenie me Qendrën Kulturore Islame në Irlandë, Summayah Kenna tha: “Ne do të kemi një ekip të sigurisë në detyrë gjatë natës dhe ekipet e mirëmbajtjes janë paralajmëruar për të siguruar që ka ngrohje të mjaftueshme në ndërtesë, sidomos gjatë natës.”

Njerëzit gjithashtu do t’u jepen dy bonot e ushqimit falas për t’u përdorur në restorantin e xhamisë, përcjell KohaIslame.

Përveç kësaj, çantat e gjumit do t’u jepen njerëzve të pastrehë që kanë nevojë për strehim.

Si në Irlandë edhe xhamitë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shpesh ofrojnë ndihmë për komunitetin.

Xhamia e Finsbury Park jep ushqim të nxehtë dhe ndihmon njerëzit e pastrehë. Në dhjetor 2017, BuzzFeed raportoi gjithashtu mbi xhaminë e al-Manaar, një nga ndihmësit kryesorë të njerëzve të prekur nga zjarri të Grenfell Tower që vrau dhjetëra njerëz. Ajo u kthye në një strehë për të pastrehët, duke dhënë ushqim të nxehtë për të uriturit./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit