21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kjo që po i ndodh xhamisë Et’hem Beut është akt komunist

Më të lexuarat

Nga portali tesheshi mesova per mbylljen e xhamise se Et’hem Beut, per ceshtje sigurie lidhur me konferencen e NATO’s qe zhvillohet ne Tirane.Pas interesimit mesova nga zyrtare te larte ne KMSH se gjithcka ka ndodhur pa u njoftuar institucioni i KMSH’se me shkrese zyrtare, nga ana e autoriteteve shqipetare.

Ky akt i turpshem pervecse tregon mos respektimin e ligjit dhe institucioneve fetare, tregon gjithashtu se mentaliteti dhe praktikat komuniste lidhur me drejtimin e shtetit jane ende gjalle, si edhe paaftesine e atyre qe drejtojne strukturat e policise se shtetit sot.

Ky akt i paprecedent, nuk kish si te ndodhte ne kete menyre te turpeshme, nese drejtuesit e KMSH’se do kishin treguar me fjale dhe akt ne kohe se vertete jane dinjitoz ne perfaqesimin e besimit te shumices se popullit shqipetar.

Gylenxhite e kane humbur shansin te jene dinjitoz ne drejtimin e KMSH’se diten qe vendosen ta uzurpojne dhe perdorin KMSH’ne per interesat e axhendes se tyre sektare.

Uroj qe ne kete rast te turpshem te reflektojne dhe te reagojne ne menyren e duhur edhe hoxhallaret qe jane pjese e strukturave te KMSH’se, ne vecanti hoxhallaret e Tiranes, ne menyre qe kjo situate te sqarohet dhe te marre zgjidhjen e duhur.

Ne te kundert kalimi i situates me heshtje dhe mos lejim te funksionimit te xhamise deri ne perfundim te konferences, do te jete nje njolle turpi, jo vetem per kryetarin e KMSH’se dhe grupin e tij, por edhe per hoxhallaret qe jane pjese e struktures.

Zoti e ruajt te pacenuar te drejten e besimit ne Shqiperi dhe i lartesofte shqipetaret dhe Shqiperine me miresine e Tij!
Bilal Shkrepi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit