10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kjo kompani mendon se misvaku është diçka e re dhe e shet atë për afro 5 dollarë (video)

Më të lexuarat

Kompania çeke Yoni kohët e fundit ka postuar një video duke promovuar atë që ata e quajnë një produkt “revolucionar” të ri, i cili është në të vërtetë vetëm një term tjetër për atë që njihet si misvak.

Kjo kompani është duke e reklamuar këtë produkt si një furçë dhëmbësh, në një video e cila deri më tani ka mbledhur mbi 1.5 milion shikime dhe rreth 25,000 shpërndarje në Facebook.

Reklama vazhdon të përmendë disa përfitime të përdorimit të misvakut, duke pyetur njerëzit nëse ata kanë dëgjuar për një “furçë dhe pastë dhëmbësh” të tillë.

Dhe duke patur arasysh faktin se ky produkt përdoret prej mijëra vjetësh, kjo në të vërtetë nuk ka befasuar shumë njerëz.

Misvaku është një shkop për pastrim dhëmbsh i nxjerrë nga pema persica salvadora – një alternativë e tradicionale dhe natyrore e furçës moderne për dhëmbë. Ajo është përdorur nga Profeti Muhamed dhe është i inkurajuar shpesh në hadithe (këshilla apo udhëzime profetike). /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit