16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kjo jetë është si ëndërr

Më të lexuarat

Një burrë i shkroi vëllait të tij: “ Kjo jetë është si ëndërr, ndërsa bota tjetër është si zgjimi nga gjumi dhe në mes tyre është vdekja. Pra, ne jemi në mes të një ëndrre dhe paqja qoftë mbi ju .”

Atëherë mendo për atë që tashmë ka kaluar nga jeta e ju do ta ndieni sikur të ishte ëndërr. Vitet kaluan aq shpejt sa një lëvizje e syrit. Këto vite kaluan me lumturinë dhe pikëllimin, ëmbëlsinë dhe hidhësinë e tyre, por llogaria për to mbetet.

Dirar bin Murrah ka thënë:” Iblisi ka thënë :” Nëse i fitoj tri gjëra te biri i Ademit, do të kem fituar atë që e kam dëshiruar nga ai. E para nëse ai i harron mëkatet. E dyta nëse ai vetëkënaqet me veprat që i kyen dhe e treta nëse i pëlqen mendimi i tij.” [Sifetus-Safvah, vëll.3, fq.116]

Poashtu dikush nga të parët ka thënë: “Ke kujdes nga jeta e kësaj bote sepse ajo është një magjistar më i aftë se Haruti dhe Maruti. Këta mund ta ndajnë burrin nga gruaja, mirëpo kjo jetë e ndan robin nga Zoti i tij.”

Ebu Derda ka thënë :” Gabimet e njeriut janë të mëdha kur atij i mungon dituria dhe urtësia. Nëse kjo jetë i solli rritje në para, ai bëhet i lumtur dhe i ngazëllyer. Ndërkohë netët dhe ditët vazhdojnë tia zvogëlojnë afatin e jetës, mirëpo ai nuk pikëllohet për shkak të këtij zvogëlimi. Cfarë të mirë i sjell rritja e pasurisë , kur afati i jetës po i shkurtohet vazhdimisht? [ Es-Sijer, vëll.19, fq.248]

Sigurisht shumë njerëz ndihen të depresionuar dhe të brengosur në ndjekjen e pasurisë së kësaj jete, mirëpo pak nga ata mërziten që një pjesë të mirë të jetës e kalojnë pa bërë vepra të mira dhe aspak nuk brengosen për afrimin e vdekjes së tyre. Shumë prej tyre i harrojnë vitet e jetës së tyre dhe ditët që u përfunduan, mirëpo rallë harrojnë diçka nga kjo jetë, sikur të ishte kjo botë misioni i tyre përfundimtar, me kënaqësitë dhe bukuritë e saj . Jahja bin Muadh ka thënë fjalë që tregojnë habinë e tij për këtë mosbalancë në të cilën bie njeriu. Ai u ka thënë:” Habitem me njerëzit të cilët mërziten kur tiu humb pasuria dhe nuk mërziten kur tiu shkurtohet jeta.”

Po, shumë mërziten kur plaken sepse mendojnë se kjo është jeta e vetme të cilën e jetojnë. Në këtë mënyrë ata mërziten për kënaqësitë dhe paaftësitë e tyre për ti shijuar ato ashtu siç kishin zakon. Ata nuk mërziten për vitet që u kaluan në mosbindje ndaj Allahut dhe pa kryer vepra të mira. Ata nuk mërziten se po i afrohen Llogarisë dhe pastaj shpërblimit nëse janë nga ata që besojnë në to. Për këtë lloj njerëzish ne paraqesim një urtësi të çmueshme nga Hasani i cili ka thënë:” Atij që i shtohet pasuria i shtohen edhe mëkatet dhe ai që flet shumë gënjen më tepër. Sjellja e atij që bëhet e vrazhdë , e bën atë të vuajë në vetvete.”[ Kitab-us-Samt, fq.85]

Marrë nga libri: “ Jeta është një hije venitëse” – Abdul Malik El-Kasim

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit