7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo fabrikë në Kajro punëson vetëm persona me Sindromën Down dhe rezultatet… (Video)

Më të lexuarat

Kjo fabrikë e prodhimit të biskotave nuk është si të tjerat, pasi ajo ofron biskota shtëpie të përgatitura me dashuri dhe përkushtim nga punëtorët të cilët janë të prekur nga Sindroma Down.

Kjo fabrikë biskotash nisi si një ndërmarrje e vogël me vetëm katër punëtor, por shumë shpejt punësoi dhjetëra, që të gjithë me Sindromën Down.

Ata janë punëtorë shumë të zellshëm, dhe shija e biskotave organike me buter dhe me mjaltë është mjaft e kërkuar në tregjet lokale.

Ky lokal i cili gjendet në kryeqytetin e Egjiptit, në Kajro, është nisur nga një zonjë e cila kishte motrën e prekur nga Sindroma Down.

Sot, biskotat e tyre nuk janë vetëm shije e mirë. Fabrika e tyre është vend ku takohen dhe miqësohen personat me Sindromën Down, dhe ku vlerësohen për mundin e dhënë.

 

https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/855193391271446/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit