7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Kjo është shtëpia jote, dhuratë për ty.” – Tregim Madhështorë

Më të lexuarat

Marangozi i cili zotëronte një mjeshtëri të lartë ishte gati të pensionohet. Ai i tregoi punëdhënësit të tij se do ta linte ndërtimin e shtëpive dhe të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Edhe pse do ta linte rrogën e tij ai kishte nevojë të pensionet.

Punëdhënësit i vinte keq ta shihte punëtorin e tij që po shkonte, por e pyeti për shërbimin e fundit: “A do të mundesh të ndërtosh edhe një shtëpi. Marangozi u pajtua me këtë propozim dhe i tha që ky do të jetë ndërtimi i fundit!! Duke qenë në gjendje jo të mirë, marangozi nuk i kushtonte aq shumë vëmendje ndërtimit të shtëpisë. Thjesht, nuk punonte me zemër. Ai po ashtu edhe materialin ndërtimor e kishte më të ulët. Ishte rruga më e pafat të përfundojë karrierën tij.

Kur përfundoi ndërtimi, marangozi thirri punëdhënësin e tij dhe i tregoi shtëpinë. Punëdhënësi ia dorëzoi disa dokumente dhe çelësin e derës marangozit dhe pastaj i tha: “Kjo është shtëpia jote, dhuratë për ty.”

Me të dëgjuar këtë, marangozi u trondit. Sa keq! Sikur ta dinte se po ndërtonte shtëpinë e tij do ta bënte atë më mirë se çdo shtëpi tjetër që ka ndërtuar ndonjëherë.
Situata jonë mund të krahasohet me këtë të marangozit. All-llahu na dërgoi neve në këtë botë t’i ndërtojmë shtëpitë tona në xhennet duke iu bindur urdhrave të Tij. Tani është koha të vendosim sa mirë do t’i ndërtojmë shtëpitë ku do të jetojmë përgjithmonë.

Përktheu: Safet Pllana
islamcan.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit