17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kjo është shkronja arabe që quhet shkronja e dashurisës

Më të lexuarat

Shkronja arabe “vav” gjithashtu quhet edhe “shkronjë e dashurisë” meqë është lidhëse që lidh dy gjëra.

Në realitet, “vav” paraqet lidhësen “edhe” në gjuhën arabe. Sikur të mos ishte shkronja “vav” gjërat nuk do të mund të kishin lidhje logjike. “Vav” gjithashtu është shkronjë e betimit në Kur’an (Ve-l-‘Asr – Pasha kohën…). Shkronja “vav” në kaligrafinë Islame është shkronjë e dashurisë.

Fjala arabe për dashuri “vadd” fillon me këtë shkronjë, ndërsa emri i Allahut “Vedud” në realitet paraqet dy herë të shkruar fjalën “vad” që domethënë “i Dashuri”. Emri Muhammed bëhet Mahmud kurpas shkronjës së dytë “mim” të shtohet “vav” dhe atëherë përfundon me fjalën dashuri.

Fjala “Mekam Mahmud” përmendet në duanë e ezanit në të cilën Allahu i Madhëruar i jep Pejgamberit një vend të ndershëm dhe të lavdëruar – vendin e dashurisë. Të jetë i dashur, ashtu siç është, ashtu siç paraqet edhe ezani thirrje për dashuri. Islami domethënë është thirrje për dashuri, dhe jo atë që i mveshin sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit