13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kjo është pritja që iu bë imamit të Qabes në Elbasan

Më të lexuarat

Imami i Qabes, Dr Saleh Al Talib i shoqëruar nga përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman H. Hamdi Curri dhe H. Lauren Luli ishin mbrëmë në qytetin e Elbasanit ku u pritën nga Myftiu i Elbasanit H. Agim Duka, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun H.Behauddin Gashi, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm z. Arben Ramkaj, Krye/imami i Elbasanit Gëzim Karaj si dhe nga shumë imamë e besimtarë të Elbasanit.
Vizita në xhaminë “Zona Universitare” e imamit të nderuar të Qabes Saleh Al Talib, vjen si rrjedhojë e një sërë takimesh që ai ka zhvilluar në shumë qytete të Shqipërisë dhe ku është pritur me mjaft entuziazëm.
Është historike për besimtarët myslimanë të Shqipërisë dhe të Elbasanit në veçanti, që një klerik i një niveli kaq të lartë vjen për të kaluar Festën e Fiter Bajramit me besimtarët myslimanë shqiptarë.
Dr Saleh Al Talib pasi fali namazin e Fiter Bajramit në Tiranë nisi një sërë takimesh në të gjithë Shqipërinë nga jugu në veri.
Ai udhëhoqi mbrëmë edhe faljen e namazit të Jacisë për besimtarët e shumtë që kishin mbushur xhaminë “Zona Universitare” të Elbasanit. Pas faljes së namazit imami mbajti një ligjeratë për besimtarët, duke i ftuar ata që të besojnë Zotin pasi kjo është e vetmja rrugë për një shoqëri të shëndoshë.
Mbas faljes së namazit dhe ligjeratës, besimtarët elbasanas falënderuan Dr Saleh Al Talib për vizitën që bëri në Elbasan dhe ligjeratën që mbajti.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit