11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kjo është letra që Emine Erdogan ua dërgoi grave të liderëve botërorë

Më të lexuarat

Emine Erdogan, gruaja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, e cila së fundi ka vizituar refugjatët e Arakanit në Bangladesh, u ka dërguar një letër grave të udhëheqësve botërorë.

Znj. Erdogan, në letër tregon për tragjedinë e refugjatëve myslimanë Rohingya, numri i të cilëve, sipas shifrave më të fundit, sillet rreth 400,000 të ikur nga Myanmar-i në territorin e Bangladeshit.

Ajo vuri në dukje faktin se ata u privuan për dekada nga të drejtat themelore të njeriut, dhe tani janë shtrënguar që të zgjedhin midis vdekjes ose arratisjes në vendin fqinj.

Erdogan shtoi se më shumë se një mijë njerëz u vranë që nga 25 gushti dhe qindra e mijëra refugjatë u arratisën në Bangladesh.

Në vazhdim të letrës, Erdogan shprehet për atë që ajo pa gjatë një vizite në një kamp refugjatësh në Bangladesh.

“Të dëshmosh për tragjedinë njerëzore, para së cilës bashkësia ndërkombëtare ka mbyllur sytë dhe veshët, është vërtet një turp. Ishte me të vërtetë e dhimbshme të dëgjosh historitë e një numri të madh grash, shtëpitë e të cilave u dogjën, të cilat u përdhunuan, ndërsa burrat dhe fëmijët u vranë para syve të tyre”, tha znj. Erdogan duke shtuar se ajo kurrë nuk do t’i harrojë shikimet e pashpresa dhe të dëshpëruara të grave dhe fëmijëve në kamp.

Ajo kujtoi se vizitoi Myanmar-in edhe njëherë në vitin 2012 dhe se kriza në këtë vend duhet të zgjidhet në plan afatgjatë. “Turqia po merret me këtë çështje në rrafshin diplomatik dhe humanitar. Fatkeqësisht, të gjitha këto ngjarje janë një shkelje e qartë e nenit 2. të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i cili thekson se ‘të gjitha vendet janë të detyruara të mbrojnë të drejtat e çdo qenie njerëzore pa marrë parasysh racën, ngjyrën, gjininë, gjuhën’”, tha Zonja e Parë turke, duke shtuar: “Si një nënë, grua dhe qenie njerëzore, unë konsideroj se jemi të detyruar të krijojmë një botë në të cilën të gjithë do të jetojmë së bashku lirisht, pavarësisht nga përkatësia fetare ose etnike. Prandaj, shpresoj që gratë e liderëve do të investojnë shumë përpjekje në axhendën humanitare dhe në këtë mënyrë do të nxisin komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa.”

Gruaja e Presidentit Erdogan kujtoi gjithashtu se vendi i saj është i dyti në botë kur është fjala për sigurimin e ndihmës humanitare, dhe se Turqia ka marrë tashmë tre milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit