16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kjo është historia që po “çmend” shqiptarët në rrjetet sociale

Më të lexuarat

Historia që do të lexoni më poshtë ka përfshirë të gjithë rrjetin duke marrë like e share pafund.

Ajo që është më e çuditshmja është fakti që shumë lexues e lidhin këtë histori me realitetin shqiptar.

***
Si çdo ditë në mëngjes, milingona u nis të bëjë punën e saj gjithë energji dhe optimizëm. Ajo ia dilte mbanë të realizojë shumë gjëra gjatë ditës.

Një ditë, luani e vuri re milingonën teksa e kryente punën me sinqeritet dhe përkushtim, pa pasur nevojë që dikush t’i qëndrojë tek koka.

Me vete, mbreti i pyllit mendoi: “Nëse kjo milingonë punon kaq shumë dhe plot entuziazëm pa pasur njeri tek koka, imagjino sikur t’i caktoj dikë ta kontrollojë.”

Menjëherë ai punësoi një buburrec, të cilin e ngarkoi me përgjegjësinë e supervizorit të milingonës. Që ditën e parë të punës, buburreci vendosi një rregullore sipas të cilës rregullohej orari i paraqitjes në punë, qendrimi dhe largimi.

Ai mori dhe merimangën si sekretare personale të tij, e cila do të merrej me arshivën dhe kontrollin e bisedave telefonike, por dhe përdorimin e internetit.

Kur luanit i mbërriten raportet e para të mënyrës si po organizohej puna, u ngazëllye nga gjithçka që ishte arritur.

Ai i kërkoi buburrecit që të thellohet më shumë me shkresurinat, t’i pasurojë me të dhëna dhe t’i paraqesë në mbledhjen e bordit administrativ. Buburreci bleu një printer lazer dhe një laptop të shpejtë. Ai caktoi mizën si përgjegjëse për sektorin e informacionit.

Milingonës që po i dilte shpirti duke punuar, filluan të mos i pëlqejnë fort këto ndryshime administrative, mbledhjet e shpeshta dhe burokratizmat që thjesht i merrnin kohën.

Pas disa kohesh, luani vuri re se diçka nuk shkon në performancën e stafit, prandaj vendosi të ndryshojë ca gjëra. Si ekspert të çështjeve administrative, ai emëroi karkalecin, i cili si hap të parë, ndryshoi të gjithë mobiljet dhe shtresën, për të ofruar kushte optimale për stafin. Ai mori dhe një asistent personal, për ta ndihmuar në vendosjen e strategjive dhe përgatitjen e buxhetit.

Luani, pasi i hodhi një sy kostos së përgjithshme të shpenzimeve, vendosi të ulë shpenzimet. Për ta bërë këtë, ai caktoi bufin si këshilltar në financa.

Bufit, iu deshën tre muaj për studimin e situatës financiare. Në fund, ai përgatiti një propozim për t’ia paraqitur luanit, sipas të cilit duhej reduktuar paksa numri i punonjësve.

Menjëherë, luani vendosi që milingona të largohej nga puna, me arsye: Performancë e dobët dhe produktivitet i ulët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit