6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kjo është deklarata e Muhamed Zekirit për incidentin e mbrëmshëm /Video

Më të lexuarat

Persona të sigurimit të ish shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, mbrëmë kanë sulmuar në formë verbale dhe fizike deputetin e LSDM-së Muhamed Zekiri. Zekiri pohoi se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë Dion, ku ai dhe miqtë e tij po qëndronin aty pasi edhe kishin rezervuar një tavolinë ndërkaq në një tavolinë tjetër, sipas tij, ka qëndruar Mijallkov. Sipas Zekirit, dhjetëra persona kanë kërkuar nga ai dhe miqtë e tij që ta braktisin objektin pasi bëhej fjalë për një aheng privat dhe ata nuk ishin të dëshiruar.

“Dhjetëra persona të cilët qëndronin në tavolinën rreth Mijallkovit, erdhën deri tek ne, dhe kërkuan nga unë që të braktisim objektin, pasi që jam i padëshiruar dhe se këtu bëhet fjalë për aheng privat. Pasi ju tregova se tavolina është e rezervuar nga më herët, njëri prej tyre e përmbysi tavolinën tonë dhe grupi filloi të na shtyjë jashtë objektit. Derisa na shtynin jashtë objektit njëri nxori legjitimacionin e policisë dhe kërkoi të identifikohem. Derisa e nxirja letërnjoftimin për të ja treguar, nga shpina u sulmova nga një person tjetër në pjesën e kokës. Rastin e paraqita në polici, por skandali tjetër më i madh ishte fakti se polici kujdestar nuk dëshironte ta shkruan emrin e Sasho Mijallkovit, edhe pse bëhet fjalë për deklaratë timen që isha duke e dhënë si qytetar i atakuar.”, ka thënë Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së, transmeton SHENJA.

Objekti, tha ai, është në mbikëqyrje të kamerave të sigurisë dhe gjithë atë që e ka pohuar, sipas tij mund shumë lehtë të vërtetohet.

Ai poashtu kërkoi nga MPB që të hapin urgjentisht hetim dhe ta zbardhin rastin, pavarësisht se njerëz të kujt janë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit