12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kjo është arma më e frikshme e Putinit?!

Më të lexuarat

Kaq shumë po flitet në media këto ditë për armatimin që do ekspozojë Rusia në paradën e 9 majit, me rastin e Ditës së Fitores.

Një gjeneratë e tërë me armatim modern do parakalojë në Sheshin e Kuq në Moskë në 70- vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vëmendja më e madhe është për një tank të fuqishëm, i quajtur T-14 Armata, që thuhet se qendron mbi çdo version perëndimor për shkak të topit të telekomanduar dhe mbrojtjes që ofron për ekuipazhin.

Por në provat që po bëhen për paradën, një tank u prish dhe i vuri në siklet ushtarakët.

Motorri punonte, por tanku nuk lëvizte përpara.

Ushtarakët as nuk dinin se si ta hiqnin nga sheshi.

U desh ca kohë që të largohej tanku nga Sheshi i Kuq.

Tanku arrin një shpejtësi prej deri 90 kilometra në orë.

Peshon 48 ton dhe rrezja e pikasjes është deri në 5 mijë metra.

Rreza e shënjestrimit shkon deri në 8 mijë metra.

 

Rusia “tregon dhëmbët”: Ja Armata T-14

Në prag të paradës për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, Rusia ka zbuluar gjeneratën e re të tankeve të betejës, të quajtur Armata T-14.

Sipas BBC, ky tank është mes disa armëve të reja që do parakalojnë në paradën madhështore të 9 majit.

Kanë kaluar 70 vite që kur Aleatët dhe ushtria sovjetike mposhtën Gjermaninë naziste në vitin 1945.

Megjithatë shumë liderë perëndimorë nuk do jenë në në Moskë për shkak të krizës në Ukrainë.

Ish- aleatët e Rusisë, SHBA, Franca dhe Britania nuk do jenë në atë që do jetë parada ushtarake më e madhe e mbajtur ndonjherë.

Tanku Armata ka një frëngji që nuk ka nevojë për njerëz dhe një top 125 mm, i cili mund të qëllojë predha, por edhe raketa të drejtuara.

Ekuipazhi prej dy personash ka një mbrojtje më të mirë se në tanket ekzistuese.

Ata do jenë brenda një dhome të përforcuar, larg nga arma kryesore.

Shasia e tankut është e adoptueshme si platformë për sisteme të tjera armësh.

Sipas RT, “Armata mund të evoluojë në një mjet plotësisht robotik për betejë”.

Rusia ka në plan të ndërtojë 2300 Armata, duke nisur nga viti 2020.

Në paradë pritet të marrin pjesë 15 mijë trupa rusë dhe 1300 trupa të huaj, përfshi këtu gardën elitare serbe dhe gardën e nderit kineze, 200 mjete të blinduara dhe 150 mjete fluturuese.

arma

Recovery service: After an attempt to tow it failed, the T-14 rolled away under its own steam 15 minutes later 
Taxi for one! A crew member of new Russian T-14 Armata tank signals that the vehicle has broken down in Red Square during a preparation for general rehearsal for the Victory Day military parade in Moscow
Badly oiled machine: Military officers discuss how to resolve the situation. In a hugely embarrassing episode, the tank was moving on Red Square when it suddenly ground to a halt while the others drove on
State-of-the-art: Armed with a remote-controlled turret and an automatic loading system, the tank is the product of Russia's ten-year armament program in which £254billion is being spent on new weaponry
The new tanks were brought out for a 'test run' during the rehearsals, which is the first time the T-14 has been seen in public
Showing off: The New Russian T-14 Armata tanks make their way to Red Square with the Historical Museum in the background at the rehearsal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit