7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kishat në Kuds protestojnë kundër ligjit izraelit mbi pronën

Më të lexuarat

Zyrtarët e tre kishave më të mëdha krishtere në Kuds thonë se ligji paraqet sulm sistematik dhe të paprecedente mbi të krishterët në Tokën e Shenjtë

 

KUDS (AA) – Zyrtarët e tre kishave më të mëdha krishtere në Kuds, kanë kundërshtuar propozim ligjin izraelit, i cili sipas tyre ka për qëllim të shpronësojë pronat e kishave në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur radioja izraelite, patriarku ortodoks grek, Theophilos III, patriarku ortodoks armen, Nourhan Manojian, dhe ai nga “Toka e Shenjtë”, Francesco Patton (që ka lidhje me patriarkanën Latine të Kishës Katolike në Kuds), kanë dërguar një letër të përbashkët në adresë të kryministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në shenjë revolte ndaj ligjit të propozuar.

Ligji në fjalë, tashmë i prezantuar në Parlament, do të mundësojë që pronat në Kuds të cilat më parë u ishin shitur nga Kisha Ortodokse Greke pronarëve privat, të mund të kalojnë në pronë të shtetit.

“I bëjmë thirje kryeministrit që të veprojë me urgjencë për të bllokuar propozimin në fjalë, promovimi i njëanshëm i të cilit do të detyrojë Kishat të kthejnë vendimet”, thuhet në letrën e përbashkët.

“Ne jemi të bindur se ky ligj paraqet sulm sistematik dhe të paprecedentë mbi të krishterët në Tokën e Shenjtë dhe shkel të drejtat themelore”, thuhet më tej.

Në shkurt të këtij viti, bashkia izraelite e Kudsit, bëri të ditur se kishat i detyrohen qytetit rreth 186 milionë dollarë në taksa të papaguara mbi pronën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit