10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kisha në Suedi përkrah muslimanët për ezanin

Më të lexuarat

Një vend falje për muslimanët lokal në qytetin jugor suedezë Vaxjo u ka lejuar muslimanëve të bëjnë thirrjen për namaz pasi kisha lokale ishte mbështetëse kryesore e kërkesës së tyre.
“Po pres të dëgjojë ezanin e muslimanëve” u shpreh peshkopi Frederik Modeus në emër të Kishës përcjell Daily Sabah.
“Unë shpresoj të dëgjojë zërin e ezanit së bashku me kambanat e kishës” u shpreh ai.
Fondacioni Musiman Vaxjo kishte bërë kërkesën të ezani të thirret publikisht njëherë në javë, gjatë ditës së Xhuma.

 

Edhe autoritetet shtetërore po e shqyrtojnë kërkesën e tyre, pasi sipas tyre një kërkesë e tillë ska qenë asnjherë në drejtim të tyre.
Ezani është thirrja që njofton se është koha për të falur namazin e obliguar. Në Islam, 5 kohët janë obligim për falje nga muslimanët.
Me problemin e Ezanit qe shumë vite përballen muslimanët në Perëndim, pasi qasja Islamofobe argumentonte se ezani është zhurmë dhe ndotje akustike.
Peshkopi Modus ka bërë thirrje për përkrahje nga bashkëkrishterët e tjerë duke shtuar se edhe muslimanët janë njerëz si ne.

 

Muslimanët përbëjnë 450,000 – 500,000 banorë nga nënë milion sa ka në përgjithësi Suedia./KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Rm6cR6ZvdWA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit