14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kinë, myslimanët detyrohen nga autoritetet të shesin alkool

Më të lexuarat

Partia Komuniste ka dhënë urdhra që muslimanët të shesin alkool dhe cigare në secilin biznes ushqimor, gjë që bie në kundërshtim, dhe shkelë të drejtat fetare të myslimanëve. Ky urdhër u është dhënë banorëve në qytetin Laksuy të rajonit Aktash.
Shumë vendas të këtij rajoni, që praktikojnë Islamin, kanë kundërshtuar zëshëm vendimin. Autoritetet kineze paralajmëruan se “kushdo që e neglizhon këtë njoftim dhe nuk vepron në saje të urdhëresës, do t’u pezullohet biznesi i tyre.
Washington Post raportoi se në rajon ka shumë muslimanë ujgurë.
Në vend ka pasur edhe fushata për të dobësuar myslimanët në rajonin Xingjang, përfshirë ndalimin e fëmijëve myslimanë nga pjesëmarrja në xhami, apo edhe ndalimi i agjërimit të Ramazanit, i cili fillon me 17 Qershor këtë vit. Si pjesë e fushatës, gratë janë ndaluar nga mbajtja e shamive dhe burrave iu është ndaluar mbajtja e mjekrrës. /mszh
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit