6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kina “vjel” organet e të burgosurve, ja si u ndërtua tregu miliardësh i transpanteve

Më të lexuarat

Të dënuarit në burgjet e Kinës çdo ditë e më shumë po bëhen pre e “vjeljes” së paligjshme të organeve. Kështu ka ardhur në përfundim një tribunal ndërkombëtar me bazë në Londër.

Teksa më shumë se 1.5 milion persona qëndrojnë në burgjet kineze, shumë prej tyre mbesin pa organe qoftë edhe vitale. Në trupat e tyre operojnë specialistët e transnplanteve, të cilët i shërbejnë tregut që tashmë për Kinën ka vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë në vit.

Tribunali ka nxjerrë në pah hetimet që po i zhvillon tash e disa vite në Kinë, duke e quajtur këtë një “praktikë të ligë” që ka për pasojë vdekjen e të burgosurve.

Në vitin 2014, Kina kishte deklaruar se do të ndalojë vjeljen e organeve nga trupat e të burgosurve të ekzekutuar, dhe do të fokusohet në sistemin kombëtar të dhurimit të organeve. Por në vend se ta ndalojë, tregtia me pasuritë trupore ka marrë hov.

Mendohet se një transplantim veshke në Kinë kap çmimin prej 46,000 dollarësh. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit