9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kina: Perëndimi do që të ndërhyj në Siri

Më të lexuarat

Projektrezoluta e fundit e perëndimorëve në OKB për vendosjen e sanksioneve nda Sirisë parashikon të marrë një dritë të gjelbër për ndërhyrje ushtarake në këtë vend, theksoi sot e ”Përditshmja e Popullit”, organ i partisë komuniste në pushtet në Kinë.

Projekti i paraqitur nga Franca, SHBA-ja, Gjermania, Portugalia dhe Britania e Madhe, por bllokuar dje nga Rusia dhe Kina, rrit kërcënimin e sanksioneve ekonomike kundër Damaskut nëse forcat siriane nuk ndërpresin përdorimin e armëve të rënda kundër opozitës në 10 ditë.

Por, sipas të përditshmes kineze, në përpjekje për të miratuar këtë projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Perëndimi dëshiron dritën e gjelbër për një ndërhyrje ushtarake.

Ky interpretim, i publikuar nga ambasadori rus në SHBA, Vitali Çurkin, u hodh poshtë nga ambasadori francez, Gerard Araud.

“Projektdrafti ynë parashikon sanksione (..). Këshilli i Sigurimit do të ruajë kontrollin për etapat e mëtejshme”, nënvizoi ky i fundit.

”Kjo tendencë kontribuon jo vetëm në militarizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por gjithashtu në shoqërinë dhe në ekonominë e vendeve përkatëse nga të tilla ndërhyrje”, theksoi organi zyrtar i shtypit.

Kina dhe Rusia kanë kundërshtuar dy herë këto muajt e fundit projektrezolutat që dënojnë regjimin sirian./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit