8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kina gati për luftë kundër SHBA-ve

Më të lexuarat

Frika e një konflikti të mundshëm mes Uashingtonit dhe Pekinit është në rritje që kur Trump është zgjedhur president i SHBA-ve dhe tashmë, paralajmërimet për një luftë bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po bëhen më realiste se kurrë.

Britanikja “Daily Star”, shkruan sot se gazeta pro qeveritare kineze ka raportuar së fundmi se, vendi do të “ndërtojë më shumë armë bërthamore dhe do të përshpejtojë vendosjen e raketës balistike DF-41” për tu mbrojtur nga Trump.

Tensionet mes administratës së Barak Obamas dhe Kinës kanë çuar në vendosjen e shumicës së Marinës së SHBA-ve, në Paqësor, po këto tensione janë më të tensionuara se kurrë që me ardhjen e Trump neë krye të SHBA-së.

Krisja e madhe mes dy vendeve ndodhi kur Trump realizoi një bisede telefonike me presidentin e Tajvanit.

Editoriali i gazetës kineze “Global Times” i ka bërë thirrje ushtrisë vendase që të përgatitet për më të keqen./albeu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit