Kina beson në Korenë e Veriut

0
42

Pekini ka shprehur besim tek udhëheqësia e Koresë së Veriut, me gjithë kritikat ndërkombëtare kundër Phenjanit për lansimin e raketës më 13 prill.


Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Këshilltari i Shtetit, Dai Binguo, ka takuar në Pekin një delegacion të Koresë Veriore, të kryesuar nga sekretari i komitetit qendror të Partisë Punëtore, Kim Jong Il.
Dai citohet të ketë thënë se nën udhëheqësin e ri, Kim Jong Un, i cili ka marrë kryesimin e lidershipit në dhjetorin e kaluar, Koreja e Veriut do të vazhdojë të ecë përpara në ndërtimin e një vendi prosperues.
Koreja e Veriut ka thënë se lansimi i raketës ka pasur qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por veprimi në fjalë është parë si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.
Raketa është rrëzuar në det pak minuta pas lansimit./BS/kohaislame