7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kim Mehmeti – Në Shqipëri janë më tolerant ndaj Islamit se sa në Kosovë! (VIDEO)

Më të lexuarat

Publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, ka theksuar se e konsideron veten besimtar, por se sipas tij, nuk është nga ata besimtar që e merr të drejtën (që e ka vetëm Zoti), që t’i gjykojë të tjerët.

Ai ka thënë se i urren ata që marrin pozitën e Zotit, dhe japin vlerësim për besimtarët tjerë.

I pyetur se si i vlerëson shqiptarët e Maqedonisë, në këtë aspekt, ai ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë, janë shqiptar dhe besimtar të mirë. Janë ata që e kanë kuptuar që shqiptaria e tyre i mbron të gjitha.

“Sepse atë ditë kur do të lejojnë që tu dështojë shqiptaria, atyre do tu dështojë edhe feja, dhe të gjitha. Pse e them këtë, sepse thuajse çdo gjë që ka të bëjë me ne, pala tjetër (qarqet antishqiptare) nuk e duan pse është e shqiptarëve, jo pse jemi mysliman ose pse jemi tjetër. Neve nuk na është rrezikuar feja, në këto hapësira”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, shprehja e bindjeve personale në Shqipëri, është më e lehtë, sepse ambienti është më tolerantë, duke shtuar se atje “janë më mendjehapur, dhe të pranojnë shumë më lehtë si besimtar, si praktikant, etj”.

“Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenj e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Lexova diku se edhe aktorja Anxhelina Xholi, ka kryer ndërhyrje mjekësore atje. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar ai.

Në këtë kontekst, sipas tij, ai është një besimtar, mirëpo besimi dhe feja e tij, ka të bëjë më atë “që unë jam në shpirt, (brenda vetvetes), dhe se “nuk ka të bëj me pjesën publicistike, duke shtuar “se ndaj të gjitha feve që janë prezente ndër shqiptarë, sillem kështu”.

“Ai që është besimtar i mirë, me doemos duhet të jetë shqiptar i mirë, sepse nuk mund të jetë ndryshe. A nuk do të thotë që shqiptari i mire me doemos duhet të ketë ndonjë fe, edhe këtë dallim e bëjë. Ka shqiptarë të mirë, që për arsye të ndryshme nuk besojnë, posaçërisht ka prej atyre që i takojnë feve tjera. Unë jetoj me bindjen, se i takoj një populli që në mesin e tij e ka trininë fetare. Unë nuk mund që vëllaun tim të fesë tjetër ta paragjykoj dhe ta shoh ndryshe”, ka shtuar Mehmeti.

Ai rastin e feve ndër shqiptarë e ka krahasuar më atë të një familjeje, ku “njëri vëlla ka marrë një fe, për arsyet e veta, tjetri ka fe tjetër, por që gjaku mbetet gjak”.

“Ju mund t’i thoni atij që nuk është vëllau i fesë tënde, mirëpo ai nga gjaku është i familjes tënde, dhe të mbetet vëlla për jetë”, ka deklaruar Mehmeti./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit