12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kılıçdaroğlu: SHBA-të kanë humbur rolin e ndërmjetësit në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Lideiri i opozitës më të fortë në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, ka dënuar ashpër dhunën e forcave izraelite mbi demonstruesit palestinezë në Gaza, duke porositur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë humbur tërësisht rolin e ndërmjetësit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri opozitar turk tha se SHBA-të mbajnë anën e Izraelit, për të shtuar se presidenti amerikan Donald Trump dhe administrata e tij nuk mund të sjellin paqe në rajon, por vetëm gjakderdhje.

“Në pamundësi për të zgjidhur problemet e brendshme në vendin e tij, presidenti amerikan ka vendosur të ndryshojë politikën lidhur me Izraelin, dhe kështu dëshiron të defokusojë opinionin”, tha Kılıçdaroğlu në fjalimin e mbajtur para deputetëve të partisë së tij.

Ai tha se dëshiron të sheh një revoltë botërore kundër masakrave dhe padrejtësive në Palestinë, por kjo nuk po ndodhë.

“Bota arabe nuk ka aftësinë e bashkimit që të kujdeset për çështjen palestineze, por kacafytet mes vete duke u zhytur në një lojë të madhe”, tha ai.

Kılıçdaroğlu tha se Turqia lufton për çështjen palestineze dhe se një gjë të tillë nuk e bën bota arabe. Më tej shtoi se Turqia nuk do të pranojë të kryhen masakra të qeta të njerëzve të pafajshëm të cilët mbrojnë tokën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit