13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kilic: Këshilli drejtuesi i Galatasaray të përjashtojë nga anëtarësia Şükür dhe Erdem

Më të lexuarat

“Tradhtarët e popullit dhe shtetit tonë nuk mund të kenë vend në kolektivet tona të sportit”, ka thënë ministri turk i Sportit, Kilic

STAMBOLL (AA) – Ministri i Sportit të Turqisë Akif Cagatay Kiliç tha se klubi i futbollit Galatasaray duhet urgjentisht të përjashtojë nga anëtarësia Hakan Şükür dhe Arif Erdem, ish yjet e futbollit që janë të njohur për lidhjet e tyre me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Drejtues i Galatasaray, në takimin e mbrëmshëm ka përjashtuar nga anëtarësia një grup të njerëzve të cilët dyshohen për lidhje me FETO-n, organizatë kjo, e cila në korrik të vitit të kaluar ka kryer përpjekjen e dështuar të grushtit ushtarak në Turqi.

Në mesin e anëtarëve të përjashtuar janë edhe ish-kryebashkiaku i Stambollit Huseyin Avni Mutlu, i cili është në paraburgim, si dhe ish-arbitri Zeketiya Oz.

Megjithatë, udhëheqja e Galatasaray me vota ka vendosur që si anëtarë të klubit të mbeten Hakan Şükür dhe Arif Erdem, ish-lojtarë të cilët janë të njohur për lidhjet e tyre të ngushta me FETO-n.

Ministri turk i Sportit Kiliç ka kritikuar klubin dhe tha se ky lëshim duhet të korrigjohet urgjentisht.

“Tradhtarët e popullit dhe shtetit tonë nuk mund të kenë vend në kolektivet tona të sportit”, ka thënë Kilic, duke shtuar se vendimi i mbrëmshëm i udhëheqësisë së Galatasaray është një lloj goditje për familjet e viktimave të përpjekjes së grusht shtetit të cilat janë kryer nga strukturat nga vijnë Şükür dhe Erdem.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kishte filluar të infiltrojë anëtarët e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, kështu që në vitet e 80-ta në mënyrë të konsiderueshme kishte forcuar piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik, vitin e kaluar ndërmorën hapin në përpjekjen e tyre të pasuksesshme për grusht shteti për të rrënuar rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Në kuadër të hetimeve kundër FETO-s, është konstatuar se Hakan Şükür dhe babai i tij Selmet Şükür kanë mbështetur financiarisht këtë organizatë, kurse gjykata ua konfiskoi tërë pasurinë.

Ish-futbollisti dhe deputeti i Parlamentit turk Şükür është i njohur për afërsinë e tij me Fetullah Gylen, dhe pas tentimit të grushtit të shtetit të korrikut, Şükür është zhvendosur në SHBA, ndërsa babai i tij është në paraburgim në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit