12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Khani i Pakistanit solidarizohet me Turqinë

Më të lexuarat

Kandidati për kryeministër i Pakistanit, Imran Khan në një postim që ka bërë në Twitter ka dhënë mesazhe solidariteti me Turqinë, për shkak të vështirësive financiare.

 

Imran Khan, lideri i Lëvizjes Pakistaneze për Drejtësi (PTI), e cila doli e para në garën zgjedhore të 25 korrikut në Pakistan, tha se luten që Turqia të jetë e suksesshme.

“Në emër të popullit të Pakistanit dhe timin, dëshiroj të informoj Presidentin Erdogan dhe qytetarët e Turqisë që ta dinë se ne lutemi për suksesin e tyre në përballjen me sfidat e vështira ekonomike, sepse ata gjithmonë kanë pasur sukses kundër problemeve në historinë e tyre të lavdishme”, shkroi Khan në profilin e tij në Twitter.

Fjalët e tij mbështetëse erdhën disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump dyfishoi tarifat e importit të aluminit (20%) dhe çelikut (50%).

Në një njoftim bërë të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit gjithashtu kishte kundërshtuar sanksionet e njëanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i imponojnë Turqisë për shkak të arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson nën akuza për terrorizëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit