16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Khalid dërgon Prishtinën në Evropa Ligë (Video)

Më të lexuarat

Prishtina ka mposhtur Dritën në ndeshjen finale të Kupës së Prishtinës me rezultat 2-1 duke siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese në Evropa Ligë. Pavarësisht dominimit që kishte skuadra e Prishtinës, Drita siguroi epërsinë pas disa kombinimeve të bukura. Skuadra nga Gjilani shënoi për 1-0 përmes Qëndrim Sejdiut pas asistitmit nga Xhevdet Shabani në minutën e 30′ të ndeshjes.
Ndryshe nga pjesa e parë ku u zhvillua një ndeshje më e kujdesshme, në pjesën e dytë gjithçka filloi në mënyrë intensive. Prishtina dhe Drita kishin dy raste shënimi qysh në pesë minutat e parë të fraksionit të dytë.
Prishtina barazoi rezultatin përmes Khalid, i cili realizoi gol të bukur me kokë për 1-1 në minutën e 70′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Goli i dytë erdhi vetëm pesë minuta më vonë nga Khalid, që befasoi sërish Dritën e Gjilanit. Bartësi i fanellës me numër 24 shënoi në minutën 75 të ndeshjes.

http://www.dailymotion.com/video/x4d8m0k_prishtina-gol-khalid_sport

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit