Khabib tifoz i Realit, “refuzon” të fotografohet me tifoz të Barcelonës

0
28

Kampioni i arteve marciale të përziera në kategorinë e peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov, ka refuzuar të fotografohet me një tifoz të skuadrës Barcelona.

Atleti Nurmagomedov ka pranuar të fotografohet me fansin e tij, vetëm pasi ky i fundit ka thirrur ‘Hala Madrid’, shkruan Sportbible.

“Jo, ju jeni fans i Barcelonës, nuk mund të dal në fotografi me juve. Nëse thërret ‘Hala Madrid’ atëherë ne mund të fotografohemi së bashku”./kk