7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Khabib Nurmagomedov, së paku i sinqertë: E di që Zoti nuk e do punën që bëj

Më të lexuarat

Kampioni i UFC-së (Arteve të Përziera Marciale), Khabib Nurmagomedov ka thënë se është i vetëdijshëm se Zoti nuk e aprovon aktivitetin që ai e praktikon në ring.

Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani shkroi në mediat sociale se “e vetmja gjë që nuk do të arrish kurrë është kënaqësia e njerëzve dhe se prioriteti për të gjitha çështjet duhet të jetë kënaqësia e të Plotfuqishmit.”

Kur një person e pyeti: «A mendon se i Plotfuqishmi është i kënaqur me veprimtarinë tuaj pasi pjesëmarrja në meçe të tilla për të fituar para është haram (e ndaluar)”, Nurmagomedov iu përgjigj se nuk mendon se Zoti e aprovon punën e tij.

Khabib është praktikues i islamit dhe vazhdimisht e përmend besimin e tij gjatë paraqitjeve të shumta publike. Ai shpjegoi se “nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme sesa të jetë i qartë me Zotin.

“Nëse luftoj dhe bëhem i famshëm, mund të flas më shumë me njerëzit. Mund të them, bëni këtë, këtë dhe këtë, sepse do të kem ndikim. Dua të jem shembull i mirë, një model i mirë. Duhet të jesh kampion edhe jashtë ringut. Ky është qëllimi. ”

Me gjithë popullaritetin e UFC-së dhe sporteve të tjera si boksi në mesin e muslimanëve, mendimi kryesor islam është se luftimi i tillë në ring është i ndaluar fetarisht.

Ndërsa kërkimi i aftësive fizike përmes sporteve dhe arteve marciale është i lavdërueshëm, ai duhet të bëhet përmes shmangies së dëmit, siç është lëndimi i kundërshtarëve ose goditjet drejt fytyrës.

Për më tepër, ngjarjet e UFC-se shpesh ndodhin në një atmosferë me gra të zhveshura ku “pëlqimi i Zotit” as që nuhatet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit