6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Khabib Nurmagomedov: Dua t’ia ndryshoj fytyrën McGregorit

Më të lexuarat

Conor McGregor ka konfirmuar rikthimin e tij në UFC dhe përballjen me kampionin në fuqi për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov.

Por, meçi që do të zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, premton të jetë një spektakël i vërtetë pasi Dagestanezi ka deklaruar se ka ndërmend ‘ta rikompozojë’ fytyrën irlandezit.

“Famëkeqi”, siç është edhe nofka e McGregor, do të rifutet në kafaz për herë të parë që prej nëntorit 2016, kur mundi Eddie Alvarez për të fituar titullin e peshave të lehta.

Që prej asaj kohe, ai ka realizuar vetëm një ndeshje boksi me Floyd Mayweather, ndërsa ka kaluar më shumë kohë me familjen, kryesisht me djalin e tij të vogël.

Meqenëse McGregor nuk kishte dubluar, UFC ia mundësoi Nurmagomedovit meçin për titull, i cili arriti tA mundte Al Iaquninan për të marrë titullin kampion.

Një ditë më parë, rusi u tregua i gatshëm për t’u ndeshur me McGregor, por pretendon të fitojë edhe ai një shumë të majme nga gjithë kjo histori, transmeton Top Channel.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images)

“Nëse duan ta bëjnë ndeshje parash atëherë duhet të më paguajnë edhe mua. Shpresoj shumë që ndeshja të bëhet dhe mendoj se do të bëhet sepse unë dua që t’ia ndryshoj fytyrën këtij tipit”.

“Dua vërtet ta takoj vetëm për vetëm në kafaz. Unë jam kampioni i pamposhtur i peshave të lehta. Nuk kam unë nevojë për të, ai ka nevojë për mua. Unë thjesht do ta hedh në tokë. Jo në raundin e parë, do ta bëj me qetësi”, ka deklaruar Khabib.\

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit