10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Khabib kërkon falje, por nuk pranon pyetje: Conori tregoi mos respekt për fenë dhe familjen time

Më të lexuarat

Khabib Nurmagomedov arriti të mbrojë titullin e peshave të lehta në UFC ndaj Conor McGregor.

Por, nata që ishte e destinuar të mbetej e paharruar për të mirë në T-Mobile Arena në Las Vegas, përfundoi në një kaos të vërtetë.

Khabib pas fitores për një moment u tradhtua nga nervat dhe kaloi mburojat e oktagonit dhe filloi të përleshet me skuadrën e Conorit, gjë që në fund prodhoi një rrahje masive mes dy palëve.

Pas gjithë kësaj ndërhyrja e policisë dhe e sigurimit ishte e nevojshme, për gjithë këtë foli rusi në konferencën për media, por nuk pranoi pyetje nga gazetarët:

“Së pari dua të kërkoj falje, kjo nuk është ana ime më e mirë. Nuk e kuptoj se si njerëzit flasin se si kalova oktagonin. Ai foli për fenë dhe familjen time, vendin dhe babin tim, ai erdhi në Broklin dhe bëri probleme te autobusi, gati sa nuk vrau disa persona”.

“MMA është sporti i respektueshëm, nuk duhet folur budallallëqe”, tha 30 vjeçari, duke kritikuar edhe pak mediat për devijimin e këtij sporti.

E di që babi do të më qortojë kur të shkoj në shtëpi. Nevada, Vegas ju kërkoj falje. Ju faleminderit të gjithëve”.
“Edhe… jam shumë krenar, të gjithë mediat kanë folur për një fotografi të tij (Conorit) me Putin, por Putin më thirri dhe është shumë krenar me mua dhe më uroi fitoren”, shtoi për fund Khabib.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit