9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KFOR ka bllokuar rrugët në drejtim të Zubin – Potokut

Më të lexuarat

Ushtarë të KFOR-it sot në mëngjes kanë bllokuar të gjitha rrugë që shpien në Zubin Potok dhe drejt kufirit te Bernjaku në veri të Kosovës, njoftojnë mediet serbe.Në vazhdim e sipër është aksioni për paaftësimin rrugës alternative nëpër Banjë të cilin e përdorin serbët. Kjo rrugë ka qenë e gjatë 3 kilometra dhe shpinte në Bërnjak.

Është mbyllur edhe rruga magjistrale Mitrovicë –Ribariq dhe gazetari i Tanjugut ankohet se ushtarë italianë të KFOR-it nuk e kanë lejuar të kalojë nëpër këtë drejtim.
KFOR ka bllokuar edhe rrugët Zveçan-Zubin Potok në Jagnjenicë dhe te bllokimet janë venë tela gjemborë dhe aty në autoblinda qëndrojnë ushtarë të KFOR-it.
KFOR-i njofton se në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit