11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KFOR-i tërheq 700 ushtarë nga Kosova

Më të lexuarat

KFOR-i do të kthejë prapa (në Gjermani dhe Austri) 700 ushtarë të Batalionit të Dytë të Forcës Rezervë Operacionale.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës do t’iu drejtohet 160 ushtarëve të Batalionit të Dytë të Forcës Rezervë Operacionale, gjatë një ceremonie të enjten në mesditë, në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, raporton RTK.

KFOR-i kishte shtuar trupat e veta në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë.

Pas përpjekjeve të Beogradit për të mbajtur edhe zgjedhjet lokale në Kosovë dhe paralajmërimit të Prishtinës se do të pengojë mbajtjen e tyre qoftë nevoja edhe me forcë, ishte shtuar frika e tensionimit të raporteve ndëretnike, veçanërisht në veri të Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit