10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këto shenja ju paralajmërojnë se duhet ta çoni urgjent fëmijën tuaj tek mjeku!

Më të lexuarat

Sëmundjet e një fëmije janë një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të shmangen nëse simptomat paralajmëruese kapen në kohë nga vetë prindërit!
Faqja e njohur “Bright Side” ka treguar disa nga simptomat që tregojnë për një shëndet të dobët të fëmijës suaj dhe që duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut.
Rritja e nishaneve; 
Nëse nishanet e shfaqura në trupin e fëmijës tuaj fillojnë të rriten pa kriter, atëherë është koha që ju të drejtoheni menjëherë tek mjeku.
Rënia e flokëve; 
Shkaku i këtij problemi në pjesën më të madhe të rasteve është i fshehur. Ndoshta një arsye mund të jetë edhe mungesa e vitaminave. Për këtë arsye, është e nevojshme të drejtoheni tek një pediatër.
Gjendja e humorit dhe sjellja; 
Një reduktim i menjëhershëm i oreksit, shqetësimet me gjumin, ose lëvizja e zvogëluar janë shkaqe të mjaftueshme për t’u drejtuar tek një mjek.
Rritja e madhësisë së kokës; 
Ky është një proces shumë normal, por kur kjo ndodh brenda një kohe të shkurtër, bëni kujdes me foshnjën tuaj!
Probleme me dëgjimin; 
Nëse fëmija nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet as kur ju e thërrisni atë me emër, ai ose ajo ndoshta ka probleme dëgjimi. Kjo duhet të kontrollohet tek mjeku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit